Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ujkani bëhet objektiv, zbulohet ekipi italian që e kërkon

Shkruar nga NEWSPORT
Ujkani bëhet objektiv, zbulohet ekipi italian që e kërkon

Samir Ujkani, portieri i kombëtares kosovare, duket se edhe sezonin e ardhshëm do të aktivizohet në Serinë B në Itali. Portieri i cili e mbylli sezonin e shkuar duke u aktivizuar te Latina është në kërkim të një klubi të ri për të vazhduar karrierën.

Ekipi i Çezenës është në kërkim të një portieri cilësor për t’i besuar vendin e titullarit, dhe së fundmi në ambientet e klubit bardhezi ka qarkulluar dhe emri i Ujkanit. Mbetet për t’u parë në vazhdim se sa serioze janë pretendimet e Çezenës për ta pasur në ekip shqiptarin.

Ujkani është aktivizuar në të shkuarën me kombëtaren shqiptare, por më pas duke qënë se vendi i titullarit u zu nga Berisha, vendosi të largohej drejt Kosovës.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga