UEFA zgjedh formacionin e vitit në Champions League, dominon City me 7 lojtarë, Inter dhe Reali nga 2
Shkruar nga NEWSPORT
Champions League uli siparin mbrëmjen e djeshme me finalen e madhe mes Manchester City dhe Inter në Stamboll. Anglezët arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0, ku goli i Rodrit i dha atyre trofeun e parë të Champions Leage në historinë e tyre.
UEFA si zakonisht sa herë që mbyllet sezoni, përzgjedh formacionin më të mirë dhe në këtë 11-she bëjne pjesë lojtarë nga 3 ekipe: kampionët, finalistët dhe Real Madrid.
“Qytetarët” dominojnë me 7 lojtarë duke filluar në mbrojtje me Walker dhe Dias, në mesfsuhë me Rodrin, Stones, De Bruyne dhe Bernardo Silva ndërsa në sulm askusht tjetër veçse Erling Haaland. Zikalëtrit plotësojnë repartin defansiv me Bastonin dhe Dimarcon ndërsa spanjollët kanë Courtois në portë dhe Vinicius në krahun e majtë të sulmit.