
Sot, UEFA vendosi të shtyjë kampionatin Europian 2020 për në muajt qeshor dhe korrik të viti 2021. Ky vendim vjen në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19 dhe zhvillimin normal të ndeshjeve të mbetura në kampionatet Europiane.
Kështu, UEFA ka vendosur edhe datat e reja, teksa është programuar që kampionatet në Europë të mbarojnë përpara datës 30 qershor, pra 1 muaj më vonë seç ndodh zakonisht. Ngjarjet vijnë të lidhur zinxhir dhe parashihet se finalet e dy kompeticioneve të rëndësishme të UEFA-s të zhvillohen në fund të qershorit. Konkretisht, Champions League do e zhvillojë finalen e Stambollit më 27 qershor, ndërsa finalja e Europa League parashikohet për në 24 qershor.
Poll