
UEFA ka ndryshuar mendim lidhur me kompeticionin e Ligës së Kampionëve. Ndeshjet e fazës së 1/8 dhe finalja pritet të zhvillohen në Portugali, ndërsa finalja e madhe në Lisbonë. Kjo është ideja e fundit e UEFA-s që nisur nga pandemia e Covid-19 ka ndryshuar formatin e eventit më të ndjekur futbollistik. Sipas Bild, Stambolli dhe Berlini nuk janë më të "preferuar", me Portugalinë që pritet të përmbushë kërkesat e UEFA-s për stadiumet.
Vendimi do të zyrtarizohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 17 qershor. Organizmi evropian i futbollit ka ndërmend që të rinisë kompeticionin në muajin gusht me katër çiftet e 1/8 në ndeshjet "e kthimit", ndërsa finalja në Lisbonë.
Poll