
Gjyqtarët shqiptarë vlerësohen maksimalisht. Vitet e fundit, UEFA i ka dhënë një “dorë të madhe” arbitrave tanë. Së fundmi, disa nga ata janë caktuar për gjykuar në Kupat e Europës.
UEFA i ka nësuar përsëri bilbilave shqiptar dhe pas katërshës shqiptare në Conference League me në krye Juxhin Xhajën që do të gjykojë ndeshjen Villareal – Hapoel Beer Sheva, një tjetër ekip arbitrash shqiptar do të gjykojë në Europa League.
Enea Jorgji do të marrë në dorë ndeshjen mes Ferencvaros dhe gjigantëve francez, Monaco në Hungari. Jorgji do të ndihmohet nga asistentët Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj ndërsa gjyqtarë i katërt do të jetë Florian Lata.
Poll