Vllaznia arriti të korrte sukses të madh në futboll për femra. Vajzat shkodrane do të luajnë për herë të parë në grupet e Champions League. Megjithatë sfidat e fundit të Play-Off i kanë kushtuar shumë klubi kuqeblu.
UEFA ka zbardhur vendimet e Drejtësisë Sportive, ku shkodranët janë dënuar me gjobë 5625 euro. Lajmi bëhet i ditur nga Shkodrasport që raporton se lazerat e tifozëve dhe hedhja e objekteve në fushë, kanë sjellë dhe penalizimin nga UefA. Klubi i Vllaznisë duhet ta paguajë këtë gjobë brenda 90 ditëve.
Poll