
Fc Internacional ka fituar turneun Balkan Promises Tournament - Oher 2021 të zhvilluar për moshat U11. Talentët e vegjël nga Shqipëria e mbyllën grupin në vendin e parë me dy ditore e një barazim, ndërsa në gjysmëfinale u përballën me Eurosport dhe fituan me rezultatin minimal 1-0.
Në finalen e madhe, Internacional U11 u përballë me Young Teams, skuadrën maqedonase. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2 për talentët e vegjël nga Shqipëria që u shpallën kështu kampion Balkan Promises Tournament - Oher 2021.
Poll