U zyrtarizua te Real Madrid, Borussia Dortmund ka "dy fjalë" për Jude BELLINGHAM
Shkruar nga NEWSPORT
Jude Bellingham u zyrtarizua te Real Madrid vetëm pak orë më parë. Mesfushori ka nënshkrua rme madrilenët një kontratë 6 –vjeçare, ndërsa sezonin që kaloi e mbylli te Borussia Dortmund.
Pikërisht skuadra gjermane pas zyrtarizimit ka reaguar në rrjetet sociale, ku falenderon Bellingham për 3 vitet që ka kontribuar për fanelën e verdhezinjve.
“Jude Bellingham kalon te Real Madrid. Palët kanë arritur marrëveshjen. Faleminderit për 3 vitet fantastike të kaluara në Dortmund dhe kontributin që keni dhënë për fanelën e klubit tonë”, ka shkruar skuadra gjermane.