U zyrtarizua te Alanyaspor, Hadergjonaj: Jam i lumtur, mezi pres të nis këtë sfidë të re
Shkruar nga NEWSPORT
Florent Hadergjonaj vendosi të qëndrojë në Turqi. Lojtari dardan mbylli sezonin me Kasimpasan, teksa tashmë do të mbajë veshur fanelën e Alanyaspor.
Zyrtarizimi te skuadra turke është bërë dhe tashmë Hadergjonaj ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Alanyaspor.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. I lumtur që iu bashkova Alanyasporit. Mezi pres ta nis këtë sfidë të re”, ka shkrur në rrjetet sociale.
Te Alanyaspor Hadergjonaj gjen edhe Final Alitin, shokun e tij te përfaqësuesja e Kosovës. Kujtojmë se 29-vjeçari ka firmosur kontratë me ekipin turk deri në vitin2025.