Bledi Shkëmbi u zyrtarizua dy ditë më parë si zv.trajner i Komëbëtares së Shqipërisë U17 në krah të Xhemal Mustedanagiç.
Ish-kapiteni i Skënderbeut, dhe ish-futbollist i Komëbtares kuqezi ka marrë së fundmi një detyrë që do ta ndihmojë së tepërmi në karrierën e tij si trajner, por pa diskutim që edhe vetë Shkëmbi do të jetë një "çelës" suksesi për të rinjtë kuqezi.
Sot, Kombëtarja U17 ishte në stadiumin "Niko Dovana" për të ndjekur nga afër sfidën e kthimit të çerekfinales së Kupës mes Teutës dhe Vllaznisë që përfundoi 2-0 durrsakët.
Prezentë me futbollistët e vegjël kuqezi ishin edhe trajneri Xhemal Mustedanagiç dhe ndihmësi i tij, Bledi Shkëmbi së bashku me pjesën tjetër të stafit teknik.
Prej disa ditësh, Kombëtarja U17 e Shqipërisë po përgatitet në Durrës dhe sot nuk ka humbur mundësinë për të parë nga afër një sfidë interesante si ajo mes Teutës dhe Vllaznisë.