
Mike Maignan u detyrua të lërë fushën e lojës, në minutën e 21’, të ndeshjes Slavia Prague – Milan(1-3). Portieri i kuqezinjve pësoi goditje në gju, dëmtim që trembi jo pak Stefano Piolin dhe stafin e Milanit.
Por pas ekzaminimeve të bëra, është parë që nuk ka asgjë serioze. Dëmtimi i Maignan nuk ka të bëjë me ligamentet, ashtu siç u mendua në fillim. Francezi thjeshtë ka ndjerë dhimbje në gjurin e djathtë, diçka që mund të rikuperohet shumë shpejt.
Të shtunën, numri 16 i Milanit do të futet në fushë për të provuar veten. Në rast se do të ndiejë dhimbje, Maignan do t’i lërë vendin Sportiellos, por në të kundërt dhe nëse ai ndihet mirë, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës përballë Veronas.