
Real Madrid mposhti Atleticon me rezultatin 5-3 në supersfidës e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. “Los Blancos” ia dolën të fitonin derbin dhe të arrinin finalen, ku do të presin një mes Barcelonës dhe Osasunës.
Por pavarësisht spektaklit që u dhurua nga të dyja ekipet në KSU Stadium në Riad të Arabisë Saudite, përveç duartrokitjeve nga tifozët, kishte dhe shumë vërshëllima. Këto të fundit vinin sa herë që Toni Kroos prekte topin.
E gjithë kjo ndodhi pas deklartave të mesfushorit gjerman, ku më herët është shprehur se nuk do të transferohej kurrë në Arabinë Saudite pasi aty luhet vetëm për para, por as nuk respektohen të drejtat e njeriut.
Ndërkohë që pas ndeshjes, është vetë Kroos që bën ironi të fortë në rrjetet sociale, ku pas ndeshjes plot vërshëllima shkruan: “Ishte një ditë argëtuese, tifozë të mrekullueshëm”. Duke sulmuar haptazi tifozët arabë.