
Një sitautë aspak a zakonshme ka ndodhur me një nga skuadrat e La Liga. Las Palmas do të luajnë në orën 18:30 me Sevillan në transfertë. Lojtarët me të mbërritur në aeroport ulen për të pirë kafe.
Lojtarët janë vonuar më tepër seç duhet duke konsumuar kafen dhe në këtë mënyrë kanë humbur fluturimin, teksa një pjesë e skuadrës ka mundur të jetë në kohë. Pavarëisht se futbollistet bënë maksimumin për ta kapur në kohë, sërish nuk ia dolën, pasi nuk kishin bërë as check-in.
Fillimisht skuadra do të duhej të fluturonte drejt Madridit për të arritur më pas në Seville. Një situatë sa komike as edhe serioze, me drejtuesit e Las Palmas që pritet të marrin mas për këtë papërgjegjësi të lojtarëve.
Gjithsesi drejtuesit u vunë menjëherë në lëvizje dhe arganizuar një tjetër fluturim, këtë herë charter për të bërë të mundur edhe arritjen e lojtarëve në Sevilla për duelin e ditës së sotme.