Arda Güler e ka bindur Carlo Ancelottin se ai duhet të ketë më shumë mundësi dhe të jetë pjesë e planeve. Turku do të ketë më shumë hapësira për të luajtur në rolin e mesfushorit ofensiv.
Por nga kjo situatë është prekur një nga lojtarët që u rikthye këtë verë në Madrid. Brahim Diaz i cili në momentin që la Milanin për Realin duket se nuk është aspak i kënaqur, pasi deri më tani shumicën e kohës ka “ngrohur” stolin.
Në këtë moment aspak të këndshëm për Diaz, ky i fundit do të donte një rikthim në Itali dhe pikërisht përsëri tek ekipi i Milanit. Por sinjale ka edhe nga Premier League, me Arsenalin që ka interesim serioz.
Poll