Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U tërhoq pas Botërorit, ylli gjerman shpërthen ndaj sulmeve raciste: Na quajtën dhi

Shkruar nga NEWSPORT
U tërhoq pas Botërorit, ylli gjerman shpërthen ndaj sulmeve

Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga përfundimi i kampionatit botëror në Rusi, sulmet ndaj Mesut Ozilit nuk janë harruar në publikun gjerman. Vetë shoku i skuadrës te Gjermania që u anatemua gjatë gjithë verës për shkrepjen e fotos famëkeqe me presidentin turk Erdogan Ilkay Gundogan ka ngritur zërin për ofendimet ndaj mesfushorit të Arsenalit dhe tonet raciste që u përhapën pas eliminimit nga Kupa e Botës që në fazën e parë të "Die Mannschaft".

"A ishte ccështja me prapavijë raciste? A nuk është racizëm kur një politikan gjerman shkruan në Facebook: ' Kombëtarja e Gjermanisë: 25 gjermanë dhe 2 dhi.' Disa persona e kanë përdorur qëllimisht foton tonë për të sulmuar. Në aspektin sportiv tërheqja e Ozilit nga kombëtarja ishte e turpshme. Është një humbje për kombëtaren. Mesuti ka bërë shumë sipas meje", deklaron futbollisti i Manchester Cityt.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga