Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U skualifikuan nga Champions League, Stefano Pioli: Europa League? Diçka e rëndësishme, Milani nuk e ka fituar kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
U skualifikuan nga Champions League, Stefano Pioli: Europa League? Diçka

Milani ia doli të fitonte përballë Newcastle me përmbysje me rezultatin 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Angli. Por ky triumf i italianëve nuk u mjaftoi këtyre të fundit për të kaluar grupet e Champions League. Me barazimin 1-1 mes Dortmundin dhe PSG-së, Milani përfundoi në vendin e 3-të duke kaluar automatikisht në Europa League.

Pas sfidës ndaj anglezëve, në një konferencë për shtyp ka dalë tekniku i Milanit, Stefano Pioli. Trajneri italian thotë se i vjen keq për mënyrën se si shkuan gjërat, por mendon të bëjë mirë në Europa League.

“Ndeshjen e parë duhet ta kishim fituar për shkak të mënyrës si luajtëm. Na vjen keq që nuk ia dolëm sepse ishim të etur për Ligën e Kampionëve. Europa League gjithashtu është e rëndësishme, pasi Milani nuk e ka fituar kurrë.

Sigurisht ne duhet të ecim sa më shumë përpara. Ne e dimë se grupi ishtë shumë i vështirë, por mund të ishim më efektivë. Do të mundohemi të bëjmë më mirë në Europa League.

Jam i bindur për potencialin e këtij ekipi dhe më vjen keq që nuk arrita ta çoj në maksimum. Skuadra është e fortë dhe mund të bëjë më mirë se sa ka bërë deri më sot", është shprehur Pioli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga