
Pau Cubarsi u shpall “Lojtari i Ndeshjes” dje, në sfidën e 1/8 që Barcelona fitoi 3-1 ndaj Napolit. Spanjolli, vetëm 17-vjeç, spikati me prezencën e tij duke merituar plotësisht çmimin.
Pas këtij takimi, nuk mund të mungonin zërat e ndryshëm. Kështu për Cubarsin thuhet se Manchester United, por jo vetëm nga Anglia, mund të shprehë interesim në verë. Kujtojmë se lojtari në fjalë ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Kjo është një arsye, që katalanasit duhet të lëvizin për rinovimin e kontratës. Cubarsi është produkt i Akademisë së Barcelonës, nga e cila vazhdojnë të dalin talente të shumtë.
Poll