
Jose Mourinho pak ditë më parë u shkarkua nga Roma, me portugezin që tashmë është një trajner i lirë në treg. Për të interesime ka nga disa ekipe, por “Special One” vazhdon i qetë në këtë aspekt.
Pavarësisht se është shkarkuar nga skuadra verdhekuqe, Mourinho sërish është larguar fitimtar nga kryeqyteti italian. 3 milionë paund është dëmshpërblimi që portugezi do të marrë pas shkarkimit nga skuadra italiane.
Shumë kjo që “mbush” xhepat e “Special One”. Kjo nuk është hera e parë që Mourinho shkarkohet nga skuadrat dhe përfiton shuma të majme, pasi në total gjatë gjithë karrierës së tij ka fituar 80 milionë paund nga shkarkimet.
26.3 milionë paundë nga Chelsea, 17 milionë paund të tjerë nga Real Madrid, 19.6 milionë paund nga United dhe 15 të tjera nga Tottenham.