
Franck Lampard u shkarkua dje nga stoli i Chelseat. Rezultatet nuk ishin ato të duhurat, e shkarkimi ishte thjeshët çështje kohe. Në letrën përshëndetëse ai falenderon të gjithë. Lampard pohon se është krenar përatë që ka bërë në këtë klub, pavarësisht se arritjet nuk ishin të mëdha. Me interes të madh pritet të shihet se kush do ulet në stolin e bluve, me kandidatët që janë të shumtë.
"Ka qenë privilegj i madh dhe nder të menaxhojë Chelsean, klub që ka qenë pjesë e madhe e imja për një kohë të gjatë", fillon letra e anglezit.Së pari dua të falënderoj tifozët për mbështetjen e madhe që kam pranuar në 18 muajt e fundit. Shpresoj se e dinë çfarë nënkupton për mua.
Jam krenar për arritjet që kemi bërë dhe jam krenar për lojtarët e akademisë që ia dolën në ekipin e parë dhe u paraqitën shumë mirë. Janë e ardhmja e klubit.Jam i zhgënjyer që nuk kisha kohë këtë sezon të sjellë klubin përpara dhe në vendin që i takon. Dua të falënderoj Abramovich, bordin, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë në klub për punën dhe dedikimin, sidomos në kohë sfiduese" - tha Lampard.