Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

U rikthye pas 349 ditësh dhe mori fitore bindëse, Rafael Nadal: Jam i lumtur që mund të konkurroj akoma

Shkruar nga NEWSPORT
U rikthye pas 349 ditësh dhe mori fitore bindëse, Rafael Nadal: Jam i

Pas 349 ditësh mungesë, Rafael Nadal bëri një rikthim në mënyrën më të përsosur të mundshme. Nadal ia doli të mposhtte 6-1 dhe 6-2, 30-vjeçarin Jason Kubler në 84 minuta që ndeshja zgjati.

Pas kësaj sfide, kampioni i 22 Grand Slameve shprehet se ka akoma shpirtin e garës që ka patur gjithmonë, teksa thotë që është shumë i lumtur që do të ketë sërish shansin që të luajë në një turne të tillë.

“Mendoj se ndeshjen e nisa shumë mirë. Kisha vendosmërinë dhe shpirtin e duhur për garën. Kisha ndjekur video të Kubler dhe e dija formën me të cilën duhet të sulmoja. Shkoi gjithçka shumë mirë. Ishte një ndeshje mjaft pozitive dhe jam i lumtur që do të kem shansin të luaj sërish në këtë turne. Jam i lumtur që u ktheva pas një kohe të gjatë dhe që u ndjeva shumë konkurrues, kjo është gjithçka që dua. Tani duhet të shohim se çfarë do të ndodhë dhe sa larg mund të shkoj unë”, tha 37-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga