
Georgino Wijnaldum e nis me gafë aventurën e re te PSG-ja. Mesfushori hollandez mbylli pushimet dhe dje mbërriti në Paris teksa u prezantua zyrtarisht edhe pse firma me klubin francez ishte bërë disa javë më parë.
Wijnaldum foli në faqen zyrtare të klubit, ndërsa bëri një deklaratë që nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të skuadrës franceze. Mesfushori u shpreh se ishte zgjedhje e vështirë që pranoi ofertën e PSG-së pasi është tifoz i Barcelonës që i vogël dhe kishte arritur akordin me klubin spanjoll.
"Të zgjidhja mes Barcelonës dhe Paris Saint Germain ishte diçka vërtet shumë e komplikuar, duke qenë se jam tifoz i Barcelonës që kur isha një fëmijë.
Pochetino më kërkoi kur ishte te Tottenhanm, kështu që kam patur mundësinë ta njoh. Por të gjithë në këtë klub më bënë të kuptoj se më donin me të vërtetë dhe edhe kjo ndikoi shumë në zgjedhjen time", u shpreh Wijnaldum.