Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U prezantua me shumë bujë te Skënderbeu, çeku bën me "dhimbje" koke Ardjan Takajn

Shkruar nga NEWSPORT
U prezantua me shumë bujë te Skënderbeu, çeku bën me

Edhe pse sulmuesi çek, Martin Nespor u afrua me shumë bujë te Skënderbeu, deri më tani nuk ka arritur të lërë asnjë shenjë në kampin korçar. Fati  tij i keq për shkak të dëmtimeve ka bërë që ai të zbresë në fushë vetëm 11' minuta në 16-të javë kampionat që janë luajtur deri tani, duke mos lënë asnjë gjurmë në kampionati shqiptar.

Problemi për Skënderbeun ka të bëjë me faktin se lojtari ka një pagë të majme të cilën nuk po e justifikon, në këto kushte, Nespor është bërë "çështje" në kampin korçar.

Ditët në vijim pritet të ketë një takim mes drejtuesve të klubit dhe menaxherit të sulmuesit për të vendosur për të ardhmen. Në rast se çeku largohet nga Skënderbeu nuk mund të luajë më për shkak se, klubi korçar është skuadra e dytë me të cilën ka luajtur sulmuesi për këtë sezon, pasi ka qenë dhe pjesë e ekipit të Zagblebi-t në Poloni.

Në këto kushte, për të mos rrezikuar futbollistin për pjesën e mbetur të sezonit, pritet të arrihet një marrëveshje mes palëve. Ekziston mundësia që kompromisi të bëhet me rrogën e lojtarit, duke e ulur shumën për t'i siguruar qëndrimin në kampin korçar.

Gjithçka pritet të zbulohet ditët në vijim  në takimin që është përcaktuar të zhvillohet mes palëve, deri atëherë duhet të presim për të mësuar se çfarë do ndodhë me fatin e sulmuesit çek te Skënderbeu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga