E ardhmja e Salomon Kalou është vendosur. Mesfushori i Hertha Berlin është përjashtuar nga skuadra pasi ditë më parë në një video live u kap duke mos respektuar rregullat e vendosura nga Qeveria gjermane përsa i përketë Covid-19.
Tashmë skuadra gjermane e ka përjashtuar deri në fund të sezonit, por përveç kësaj ka marrë edhe një tjetër vendim.
Hertha ka vendosur që të nxjerr në shitje lojtarin në verë pasi nuk dëshiron ta kthejë sërish në skuadër. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e ish-mesfushorit të Chelsea.