
Ka kohë që flitet për një rikthim në kampionatin italian të Mauro Icardit. Sulmuesi argjentinas kishte interesime nga Milani dhe Juventus, por tashmë ai ka vendosur për të ardhmen e tij.
Argjentinasi, kartoni i të cilit zotërohet nga PSG-ja, e mbylli sezonin e fundit me fanellën e Galatasaray. Duket se sulmuesit i ka pëlqyer ambienti turk dhe ka vendosur që të kryejë një transferim të përhershëm në Stamboll.
Tashmë Galatasaray është afër marrëveshjes me Mauro Icardin. Paris Saint-Germain ka vendosur të japë dritën jeshile për këtë transferim dhe janë në pritje të dokumenteve. Tarifa e transferimit do të jetë përafërsisht 10 milionë euro.
Poll