
Milan u ndal në një barazim 2-2 me Leccen në sfidën e javës së 18-të të Serie A. Një takim që kuqezinjtë bëjnë një hap fals në garën për titullin kampion, pasi tashmë Napoli pas fitores me Juventusin shkon në 9 pikë.
Pas kësaj ndeshje Stefano Pioli foli për “DAZN” ku theksoi se vetë skuadra e tij e komplikoi sfidën, ndërsa nënvizon se ata kanë cilësi për të bërë mirë në ndeshjet e mbetura.
“Në pjesën e parë humbëm gjithçka që mund të ishte e gabuar, pastaj patëm një reagim të mirë, mund ta kishim fituar, por sigurisht që duhet të bëjmë më mirë. Ne nuk erdhëm si fitues, erdhëm nga rezultatet me Romën dhe Torino. Gabimi në golin e parë ishte i dukshëm, e komplikoi ndeshjen, por ne kemi cilësinë për ta mbajtur fushën si pjesa e dytë. Ne do të rikthehemi pasi kemi forcën për të reaguar”, ka deklaruar tekniku i kampionëve të Serie A.