Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U mundën nga PSG, Trajneri i Bayernit habit me deklaratën: Ekipi im ishte mbresëlënës

Shkruar nga NEWSPORT
U mundën nga PSG, Trajneri i Bayernit habit me deklaratën: Ekipi im

Bayern u mposht 2-3 mbrëmë në shtëpi nga PSG, në kuadër të çerekfinaleve të Champions League.  Gjithsesi, trajneri i gjermanëve, Flick është i kënaqur, madje në konferencën për shtyp thotë se ekipi i tij ishte mbresëlënës. Nuk dihet se çfarë ndeshje ka parë ai, por me siguri jo atë ndaj francezëve.

"Kundërshtarët shënuan tre gola nga rastet e tyre të pakta dhe ne shënuam shumë më pak, por mënyra se si luajtëm ishte mbresëlënëse. Mund të kishim marrë një rezultat të mirë, por nuk ishim efikasë para portës.

Nuk më pëlqen të humbas, por jam i kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur. Ekipi luftoi në fushë përgjatë 90 minutave. Për fat të keq nuk ishim aq efikasë para porte, siç jemi normalisht. PSG është ekip i mirë dhe e dinim që do të ishte e vështirë.Mbappe dhe Neymar janë lojtarë të vështirë të mbulohen në duelet një kundër një. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës tani. Sigurisht që në Paris do të shkojmë për të fituar dhe për t'u kthyer në Gjermani si gjysmëfinalistë" - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga