Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U mposhtën nga West Ham, Arteta: Jam i zhgënjyer, duhet të vazhdojmë të përmirësohemi

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën nga West Ham, Arteta: Jam i zhgënjyer, duhet të

Arsenali u mposht nga West Ham me shifrat 2-0. Kjo është humbja e tretë për “Topçinjtë” në këtë sezon. Në këtë mënyrë Arsenali mbetet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 40 pikë, 2 më pak se Liverpool.

Pas disfatës me West Ham ka folur Mikel Arteta, i cili ishte shumë zgënjyer me rezultarin përfundimtarë. Ndër të tjera theksoi se skuadra e tij ka akoma gjëra për të përmirësuar.

“Objektivi ynë ishte të fitonim ndeshjen dhe të ngjiteshim në krye të klasifikimit. Jam shumë i zhgënjyer nga rezultati, edhe pse ishim ne ata që e dominuam lojën. Dominuam 100 minuta ndeshje, lojtarët u shfaqën disa herë të lirë brenda zonës kundërshtare dhe jam i bindur se dhuruan maksimumin e tyre.

Ishte një atmosferë e rënduar në dhomat e zhveshjes, por na ndajnë vetëm 72 orë nga ndeshja e radhës. Pavarësisht humbjes jemi në pozita të favorshme dhe duhet të përgatitemi për një tjetër sfidë delikate si ajo ndaj Fulham. Ky është futbolli, duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, u shpreh Arteta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga