
Anglia dhe Brazili u përballën mes tyre në “Wembley” mbrëmjen e djeshme. Një duel mjaft spektakolar mes dy ekipeve, ku në fund do të ishin miqtë që triuumfuan 1-0.
Humbja në miqësore sipas Gareth Southgate erdhi për shkak se lojtarët nuk shfrytëzuan rastet e krijuara. Ndërkohë nga ana tjetër nënvizoi se Brazili ka sulmues të jashtëzakonshëm.
“10 minuta nga fundi menduam se kishim luajtur mirë, pastaj goli ndryshoi ndeshjen. Megjithatë, ne pamë lojtarë me pak paraqitje për ekipin kombëtar. Ne patëm disa mundësi shënimi. Ata kanë sulmues të jashtëzakonshëm, duhet të mbrohesh mirë nëse nuk dëshiron të pësosh gol.
Fatkeqësisht në disa raste nuk ia dolëm, ne u shpëtuam falë pritjeve të portierit tonë. Nuk e patëm ndjenjën e dominimit, në fund na mungoi vetëm një gol. Për mendimin tim, Phil Foden u shfaq në disa raste. Na mungonin disa lojtarë, megjithatë ai dhe Bellingham arritën të shprehnin futboll të mirë, gjetën disa kombinime të mira.
Ne luajtëm kundër një ekipi të nivelit të lartë, nuk dominuam posedimin e topit për 75% siç ndodh shpesh me Manchesterin”, ka theksuar timonieri i “Tre Luanëve”.