Manchester City po kalon një moment “Jo” në Premier League, me “Qytetarët” që kanë ndeshjen e 4të rresht që nuk ia dalin të marrin fitoren. Mbrëmjen e djeshme kampionët e Anglisë u mposhtën nga Aston Villa me shufrat 1-0.
Pas kësja disfate ka folur Pep Guardiola. Ky i fundit ka theksuar se në këtë sfidë fitoi skuadra që luajti më mirë, teksa ekipi i tij po ndjen presionin për shkak të rezultateve të munguara.
“Aston Villa ishte skuadra më e mirë në fushë, zhvilluan një ndeshje fantastike. Kishim shumë vështirësi për të aplikuar futbollin tonë, ndërsa nuk mundëm të ishim agresivë prapavijë. Padyshim që fitoi skuadra më e mirë. Vuajtëm shumë në pjesën e parë, diçka më ndryshe në të dytën.
Por, na mungoi saktësia në metrat e fundit, nuk kishim kualitet në pasimet pranë zonës kundërshtare. Aston Villa është një skuadër shumë fizike, ishin gjatë gjithë kohës duke ushtruar presion. Janë shumë të organizuar dhe është e vështirë të gjesh hapësira në prapavijë.
Fakti që nuk kemi fituar në ndeshjet e fundit ka shtuar disi presionin, por kjo është Premier League. Shumë skuadra në këtë kampionat janë të jashtëzakonshme. Tani duhet të kthejmë vëmendjen nga ndeshja e radhës me Luton. Duhet të fitojmë, ne e njohim mirë kualitetin që zotërojmë. Duhet të kthehemi në atë nivel dhe të fiojmë ndeshjet”, u shpreh Guardiola.