
Interi u mposht në finalen e Champions League nga Manchester City. Një sfidë që përfundoi 1-0, por zikaltërtit luajtën si të barabartë ndaj milionave të anglezve.
I këtij mendimi është edhe Federico Dimarco, i cili ka theksuar se pavarësisht të gjithave skuadra e tij dha 120% nga vetja.
“Ajo që mbetet është shumë zhgënjim, sepse ne luajtëm si të barabartë me Man Cityn, por është vetëm vendi i dytë dhe ndjehemi të trishtuar që kemi humbur ndeshjen më të rëndësishme.
Kjo skuadër e Cityt është ndërtuar për të fituar Ligën e Kampionëve. Ne luajtëm një lojë shumë të barabartë me ta sonte, por topi nuk donte të hynte dhe kur një skuadër shënon, ndryshon tërë pamjen e një finaleje.
Jam krenar për këtë skuadër, pasi dhamë 120 për qind”, ka thënë Dimarco për “ Sport Mediaset”.