
U zhvilluan sot zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të boksit. Florent Kalivopulli triumfoi 10-5 me vota në zgjedhjet e zhvilluara sot për president në krye te Federatës së Boksit, ku mori mandatin e dytë. Ai është një emër i njohur në sportin e boksit, teksa ka kontribuar që në vitin 1996.
Jani Nano nuk ia doli që të fitonte garën, ku u mposht nga Florend Kalivopulli. Por, kush është Jani Nano? Ai ka lindur në Berat në vitin 1978. Dashurinë për boksin e ka treguar qysh në fëmijëri, ku 13 vjeç hodhi hapat e parë. Nga vitin 1992-1996, ai iu bashkua kalsës së parë të boksist në shkollën e mjeshtërisë së Durrësit. Gjithashtu, Nano është edhe autori i një libri me titullin: ''Boksi, arti fisnik i vetëmbrojtjes''.