Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U largua pas 3 vitesh nga Milani, Saelemaekers: Ika pasi shkarkuan Maldinin

Shkruar nga NEWSPORT
U largua pas 3 vitesh nga Milani, Saelemaekers: Ika pasi shkarkuan Maldinin

Alexis Saelemaekers ka folur për herë të parë si një lojtar i Bolognas. Pas tre vitesh në Milano, mesfushori belg ka vendosur të nisë një aventurë të re me fanellën kuqeblu.

“Nuk kisha asnjë qëllim që të largoheja para se Maldini të shkarkohej. Pas lamtumirës së tij kishte disa ndryshime dhe unë kam marrë vendimin për të kërkuar një mundësi tjetër. Erdha këtu sepse ndjeva besim të madh nga trajneri dhe klubi. Pas viteve të mira në Milan, ku fitova edhe një Scudetto, doja më shumë minuta. Mendoj se Bolonja është zgjedhja e duhur.

Zgjedhja e Bolognas? Thiago Motta më telefonoi pas një bisede të shkurtër me agjentin tim. Nuk kam pasur kurrë një diskutim të tillë me një trajner në jetën time. Ai më bindi menjëherë. Roli? Ai do të vendos, jam në dispozicion”, deklaroi belgu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga