
Erdenis Gurishta i dha fund aventurës së tij me Vllazninë pas 8 vitesh në qytetin e Shkodrës. Ish-kapiteni u transferua në Bullgari tek skuadra e CSKA Sofia. Por, 28-vjeçarit i janë dashur shumë pak ditë për t’u ambjentuar me skuadrën.
CSKA arriti të triumfonte rezultatin 3-1 ndaj skuadrës rumune Sepsi. Në këtë takim nga minuta e parë e nisi edhe Gurishta i cili bëri një paraqitje mjaftë të mirë. Skuadra e shkodranit e mbylli sfidën që ne pjesën e parë teksa arriti të shënonte plot 3 herë.
Rusev, Karageren dhe Piscevic ishin autorët e golave për CSKA që i shënuan në 45 minutat e para. Ndërsa golin e vetëm për skuadrën e Sepsit ku sezonin që lam pas ka qenë pjesë Enriko Papa e realizuan në minutën e 73-të.