Drin Govori mund të quhet lojtari më i ri i Gjilanit. Mbrojtësi 21 vjeçar pak ditë më parë zyrtarizoi largimin nga Skënderbeu në Kategorinë Superiore, duke u kthyer në shtëpi. Ish-pjesëtari i KEK-ut, u afrua nga korçarët por pa shkëlqimin e duhur.
Tanimë duket se për mbrojtësin e djathtë do nisë një histori e re. Mediet në Kosovë bëjnë me dije se marrëveshja është arritur, me Govorin që afrohet si lojtr i lirë. Më herët në dy periudha të ndryshme në 2019, Govori ka qenë pjesë e skuadrës tjetër nga Gjilani, pikërisht kampionëve të Dritës.

Poll