Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U largua nga Kukësi, gëzim i madh për trajnerin Kërnaja

Shkruar nga NEWSPORT

Olti Kërnaja është bërë baba për herë të dytë. Trajneri i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se sot jeta e ka gëzuar me një djalë. Ai ka treguar emrin e të birit teksa në diçiturën e fotos së postuar shkruan: “Rio, zemra e mamit dhe e babit”.

Kujtojmë që Olt Kernaja u largua nga drejtimi i Kukësit U-21 në këtë sesion të merkatos verore. Jeta tanimë e ka gëzuar duke u bërë baba për herë të dytë. Me siguri urimet në drejtim të tij nuk kanë munguar nga miqtë dhe shokët e shumtë të futbollit.

Olti Kërnaja është një emër i njohur në futbollin shqiptar teksa ka drejtuar ekipe si Tërbuni dhe Valbona. Me pukianët korri sukses duke i kthyer në Kategorinë e Parë, ndërsa me tropojanët u largua pas asnjë humbje. Padyshim dëshmi suksese për këtë djalosh nga Tropoja që duket se dashuron futbollin.

[caption id="attachment_697332" align="alignnone" width="589"]Postimi i Kërnajës Postimi i Kërnajës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga