Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U largua me bujë nga Vllaznia, Edon Hasani pëson goditjen e parë në Iran

Shkruar nga NEWSPORT
U largua me bujë nga Vllaznia, Edon Hasani pëson goditjen e parë

Edon Hasani ishte një ndër largimet më të përfolura në Superligën shqiptare. Ai la Vllazninë për të nisur një eksperiencë të re Iran te ekipi i Sepahanit. Pas shumë diskutimesh me klubin shkodran, Hasani arriti të sigurojë lejen e kalimit për të nisur një ekspericë të re.

Pas mërritjes në Iran, ekipi ku bën pjesë Hasani nuk ka regjistruar asnjë fitore. Së fundmi ka dhënë dorëheqjen dhe trajneri i ekipit pas humbjes 2-1 ndaj Sepidrood Rasht-it. Zlatko Kranjcar ka dhënë dorëheqjen pas mungesës së rezultateve, por kjo gjë për ishin e Vllaznisë ka qenë një goditje e madhe pasi ishte ky trajner që e afroi Hasanin te Sepahani.

Edhe pse mesfushori shkodran ka luajtur si titullar që pas konfirmimit te Sepahani, pritet që në skuadër të ketë ndryshime pas largimit të trajnerit. Në këto kushte shkodrani është duke u lutur që lapsi të mos e përfshijë dhe atë pasi ai la Vllazninë me shpresën se gjithçka do shkonte mirë, por ende pa nisur mirë nga puna, Hasani ka marrë goditjen e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga