
Mezut Ozil u la jashtë listës së Arsenal për këtë sezon në Premier League. 32-vjeçari gjerman nuk u preferuar nga trajneri Arteta duke vendosur që mos ta përfshijë fare në listë për kampionat. Një gjë e tillë tregon se Ozil duhet të largohet nga Arsenal pas është jashtë planeve të stafit teknik. Mediat angleze zbulojnë se mesfushori po mendon largimin dhe duket se ka zgjedhur skuadrën e re.
Ozili pritet të transferohet në Amerikë te skuadra e DC United që ka shfaqur interesim serioz për të. Në janar pritet që të bëhet edhe ky transferim duke parë që merkato për momentin është e mbyllur dhe Ozil nuk mund të largohet pasi është ende në kontratë me "topçinjtë".
Poll