PSG-jaka marrë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League. Kampionët e Francës e mbyllën fazën e grupeve në vendin e dytë, teksa u ndalën na barazim 1-1 me Dortmund në “Signal Iduna Park”.
Pas kualifikimit ka folur Luis Enrique. Ish-trajneri i Spanjës ka theksuar se skuadra e tij e meritoi kualifikimin, ndërsa premton se në shkurt do të jetë PSG-ja e vërtetë.
“Nuk isha i shqetësuar, sepse ne jemi një skuadër që krijojmë shumë taste. Sulmojmë pafund edhe kur luajmë jashtë. Patëm shumë raste për gol, e merituam kualifikimin. Në shkurt do të jemi shumë më të fortë se tani.Jemi ende në hapat e para të projektit tonë, por më pëlqen shumë qasja e lojtarëve të mi. E shoh që luftojnë pa u ndalur edhe në momentet më të vështira”, përfundoi spanjolli.