Egnatia padyshim është surpriza e këtij sezoni futbollistik. Skuadra rrogozhinase arriti të kualifikohej në finalen e Kupës së Shqipërisë duke eleminuar nga ky kompeticion Vllazninë e Shkodrës. Fitorja 1-0 ndaj kuqebluve i çoi në finalen e datës 1 qershor.
Alen Sherri është një nga lojtarët që ka kontributin e vet në këtë sukses të ekipit rrogozhinas. Portieri i Egnatias ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket se i vlerëson maksimalisht shokët e skuadrës. Ai ka zgjedhur mbrojtësit e tij duke i cilësuar si ata që mundësojnë mbajtjen të paprekur të portës së vet.
“Mbrojtësit e mi”, shkruan Sherri ndërsa në foto tregon Mustën, Malotën, Memollën dhe Fangajn.
[caption id="attachment_692120" align="alignnone" width="632"] Postimi i Sherrit[/caption]