
Ndarja e çmimit të lojtarëve më të mirë të vitit që kaloi që u mbajt mbrëmjen e djeshme nuk ka kaluar përsëri pa polemika. Në Paris shumë protagonistë orën çmimet e tyre që nga lojtari e deri te trajneri më i mirë.
Sigurisht që Lionel Messi arriti të kurorëzohej dhe të rrëmbente çmimin “The Best”. David Alaba si kapiten i Austrisë votoi Messin si më të mirë. Ky vendim i mbrojtësit bëri që të kryqëzohej shumë në rrjet, pasi tifozët madrilenë e qujtën “tradhti” ndaj Karim Benzemasë.
Pas këtyre komenteve ka reaguar edhe mbrojtësi austriak, i cili ka shpjeguar edhe arsyen pse ka zgjeshur pikërisht kampionin e botës si më të mirin e vitit 2022.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Alaba ka theksuar se:
“Në lidhje me çmimin më të mirë të FIFA-s:
Kombëtarja austriake e voton këtë çmim si ekip, jo vetëm unë. Të gjithë në këshillin e ekipit mund të votojnë dhe kështu vendoset.Të gjithë e dinë, veçanërisht Karimi, se sa shumë e admiroj atë dhe performancat e tij dhe kam thënë shpesh se për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë, dhe kështu është ende. Pa dyshim”.