
Juventusi mori një humbje turpëruese 0-1 nga Benevento në shtëpi. Një humbje që largon akoma edhe më shumë bardhezinjtë nga gara për titull pasi diferenca me Interin është -10 me të dyja ekipet që kanë nga një ndeshje për të luajtur. Pas sfidës për mediat italiane, foli edhe drejtori sporitv i skuadrës bardhezi, Fabio Paratici që u shpreh tepër i mërzitur.
"Ishte një ndeshje e papritur, prania ime këtu është vetëm për të nënvizuar se vitet e fundit u kemi dhënë tifozëve kaq shumë gëzime. Sot jemi shumë të hidhëruar, kemi luajtur një ndeshje të keqe, por kampionati vazhdon. Ne duhet të ulim kokën, të pedalojmë, të kuptojmë gabimet tona dhe të pedalojmë . Penalltia e Chiesa? Duket si një faull, por unë nuk jam këtu për të komentuar episodet", u shpreh Paratici.