
Manchester United u eleminua nga Champions League, teksa u mposht nga Bayern Munich me shifrat 1-0. Kjo disfatë dhemb për anglezët të cilët përveçse nuk siguruan dot kalimin në Champions, por nuk ia dolën dot as të marrin një biletë për në “pLay-Off” të Europa League, duke u përshendetur para kohe me kompeticionet europiane.
Pas kësaj humbje ka folur Erik Ten Hag, i cili thekson se skuadra e tij nuk e meritoi eleminin, or në fund përgëzon lojtarët për angazhimin e tyre në këtë kompeticion.
“Nuk e humbëm sot, kjo është e qartë. Kemi pasur paraqitje të mirë, por kemi bërë edhe gabime. Gabime individuale. Në fund nuk ka qenë mjaftueshëm mirë. Performanca e sotme ishte shumë e mirë, nuk e meritonim humbjen, por e humbëm ndeshjen.
Ne e dimë se duam të jemi më të qëndrueshëm. Si trajner duhet të përmirësoj ekipin, duhet t’i drejtoj ata dhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësinë. Ne duhet ta bëjmë këtë së bashku.
Lojtarët dhanë gjithçka, e patë shpirtin. Më duhet t’i vlerësoj ekipin, komplimente të mëdha për mënyrën se si ata punuan së bashku, si ekip, kundër një skuadre të mirë të Bayernit”, përfundoi Ten Hag.