
Interi mori një skualifikim të papritur në fazën e 1/8-ve të Champions League. Zikaltërit u mposhtën nga Atletico Madrid pas ruletës së penalltive, me kapitenin Lautaro që humbi 11-metërshin e tij, gjë që solli dhe eleminimin.
Ky eleminim mesa duket ka lënë shumë pasoja negative te lojtarët, me këta që kanë reaguar në rrjetet sociale. Një nga zikaltërit që ka reaguar është qendërmbrojtësi Alessandro Bastoni. Italiani thotë se zhgënjimi është tepër i madh, por do të reagojnë si familje pas këtij eleminimi.
“Zhgënjimi është i madh, por sot më shumë se kurrë është nder të jesh pjesë e kësaj skuadre. Do të dimë të reagojmë si një familje. Kemi një punë për të përfunduar. Gjithmonë dhe vetë Forca Inter!”, shkruan Bastoni.