
Të paktën nëntë persona kanë vdekur pas një rrëmuje në një stadium futbolli në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador.
Policia tha se shtatë burra dhe dy gra ishin midis të vdekurve. Përplasja ndodhi gjatë një ndeshjeje midis ekipit vendas Alianza dhe ekipit Fas me bazë Santa Ana në stadiumin Monumental.
Mediat e huaja raportojnë se mijëra njerëz rentuan të futeshin në stadium, ndërsa dyert ishin të mbyllura, duke bërë që tifozët të shkelnin pa mëshirë njëri-tjetrin.
Ministri i Shëndetësisë Francisco Alabi siguroi se “të gjithë pacientët” që u transferuan po trajtohen nga shërbimet spitalore, ndërsa dy ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për shkak të kësaj ngjarje ndeshja e katigorisë së parë është pezulluar.
https://twitter.com/PNCSV/status/1660116826292994048?s=20