
Sven-Goran Eriksson ka marrë lajmin e tmerrshëm nga mjekët. Trajneri suedez është diagnostikua me kancer dhe tashmë sipas mjekëve i ka mbetur afërsisht edhe 1 vit jetë.
Ish-drejtori sportiv i skuadrës suedeze, Karlstad ishte larguar nga ky rol para 11 muajsh, kur edhe ka marrë vesh lajmin. Ka qenë vetë 75-vjeçari që ka dhënë lajmin e keq, ndërsa shprehet se do të luftojë deri në fund, por disa gjëra nuk janë në dorën e tij.
“Të gjithë mund ta shohin se e kam një sëmundje jo të mirë dhe të gjithë supozojnë se është kancer, dhe ashtu është. Por, më duhet të luftoj sa më gjatë të jetë e mundur.
E di se në rastin më të mirë do të zgjasë një vit, në rastin më të keq, edhe më pak. Ose në rastin më të mirë, ndoshta edhe më gjatë… Nuk mendoj se doktorët që i kam, mund të jenë totalisht të sigurt, ata nuk mund ta vendosin ditën e saktë për këtë.
Është më mirë të mos mendoj për këtë. Duhesh ta mashtrosh trurin. Unë mund të shkoj duke menduar gjatë tërë kohës dhe të ulem në shtëpi dhe të jem në gjendje të mjerë, duke menduar se jam i pafat.
Është e lehtë të përfundosh në atë pozicion. Por jo, duhet ta shoh anën pozitive të gjërave dhe të mos e varros veten me pengesa, sepse kjo është sigurisht pengesa më e madhe e të gjithave.
Thjesht erdhi nga hiçi dhe kjo të shokon. Unë nuk kam ndonjë dhimbje të madhe. Por, jam diagnostifikuar me një sëmundje që mund të cilën mund ta ngadalësosh, por nuk mund ta operosh. Kështu që, kjo është si është”, përfundoi ish-timonieri i Anglisë.