Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U dënuan nga Disiplina , tifogrupi "Capital Crew" reagon për ndeshjen e sotme ndaj Laçit: Genetika jonë nuk njeh kundërshtar, me zemër jemi në stadium

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana do të zbresë ditën e sotme në fushë ndaj Laçit. Bardheblutë presin në "Selman Stermasi", kurbinasit në orën 17:00, po ky takim do të luhet pa prezencën e tifozëve për shkak të dënimeve nga Disiplina. Lidhur me këtë ndeshje ka reaguar edhe tifogrupi "Capital Crew", që u dënuan për të mos qenë prezent në stadium për gjithë sezonin për shkak të incidenteve në derbi. Por edhe pse nuk do të jenë në sadium, tifozët shprehen se me zemër janë në "Selman Stermasi", për të mbështetur Tiranën në çdo ndeshje.

Postimi i tifogrupit "Capital Crew":

Sot Tirona - laci

Megjithse te denuar nga Shteti dhe F$HF, sepse pasioni jone i verbon, sot zemra jone eshte aty ku lujane 27 here Kampionet e Shqipnis.

Genetika Bardh e Blu nuk njeh kundeshtar, po njeh vetem fitore.

Fitoni per te rikthyer ate qe meriton Tirona dhe i gjithe Kryeqyteti.

FORCA TIRONA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga