Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U dënua me 3 vite e 6 muaj, ish-zv.trajneri i Dinamos paraqitet sot në burg

Shkruar nga NEWSPORT
U dënua me 3 vite e 6 muaj, ish-zv.trajneri i Dinamos paraqitet sot në

Fabrizio Miçoli përfundon në burg. Ish lojtari i disa ekipeve në Serie A si dhe zv.trajneri i Dinamos sezonin e kaluar u dënua me 3 vite e 6 muaj nga Prokuroria Publike e Palermos, ndërsa sot është paraqitur në burgun e Rovigos.  

Dënimi ka lidhje me akuzat për zhvatje në mënyrë mafioze, teksa më herët shtatëshkurtëri është akuzuar për lidhje me grupe të dyshimta në Palermo.

42 vjeçari shpallet kështu fajtor për favorizime të një miku të tij, në rikuperimin e një shume prej 12 mijë eurosh duke kontaktuar djalin e bosit të mafias, Antonio Calderone.

Ankesa e palës mbrojtëse u refuzua, me Miçolin që ka qenë sezonin e shkuar edhe zëvendëstrajner te Dinamo në Tiranë, ndërsa tani do të të vuajë dënimin. Kujtojmë se veç kombëtares së Italisë, sulmuesi ka luajtur me Juventus, Fiorentina, Perugia, Palermo apo Benfica.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga