Arda Guler i është nënshtruar ditën e sotme një operacioni në gjurin e djathtë të tij. Talenti turk do të nisë menjëherë fazën e rikuperimit në mënyrë që të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se Guler e ka kaluar me sukses këtë operacion dhe skuadra e pret sa me shpejt t’i bashkohet grupit.
“Sot lojtari ynë Arda Guler iu nënshtrua një operacioni në gjurin e tij të djathtë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të Real Madridit. Guler do të startojë në ditët në vijim,pas rimëkëmbjes”, thuhet në njoftimin e madrilenëve.
Poll