
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është liruar nga masa e arrestit shtëpiak që kishte marrë para një muaji. Kreu i FFK-së madje është liduar nja javë para kohe.
Sipas mediave kosovare raportohet se Ademi është rikthyer tashmë të marrë edhe detyrën e tij, teksa ndodhet në ambientet e FFK-së. Kujtojmë se Ademi u arrestua më 22 mars, pasi dyshohej për shpërdorim detyre.
Të njëjtat burime thonë se prokurori mori vendimin pasi kreu i FFK-së nuk lidhet direkt me pretendimet e raportuara në media për evazion fiskal.
Poll