Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U afrua me bujë te Teuta, trajneri jep ultimatumin për sulmuesin nga Mali

Shkruar nga NEWSPORT
U afrua me bujë te Teuta, trajneri jep ultimatumin për sulmuesin nga

Ndërkohë që merkatoja është në mes të saj, klubet e Superligës po vazhdojnë të "peshkojnë" prurje të reja për të plotësuar boshlliqet e vëna re në pjesën e parë të kampionatit.

Të njëjtën strategji po ndjek edhe klubit durrsak. Teuta ka afruar disa lojtarë në merkaton e janarit. Një prej tyre ishte sulmuesi nga Mali, Cheick Tidiane Tambadu. 19-vjeçari erdhi me bujë te durrsakët, por fundi nuk ka qenë ai që pritej.

Problemet që sulmuesi ka pasur me dokumentet e bënë të vështirë udhëtimin drejt Turqisë. Ai ka qendruar në Shqipëri ku është stërvitur me ekipin U-19. Paraqitja e tij në fushë nuk ka qenë ajo që pritej, ndaj për sulmuesin nga Mali, trajneri Stavri Nica ka lënë në dispozicion vetëm 2 ditë, nëse nuk bind, largohet.

Në këto kushte Teuta do të jetë e detyruar të kërkojë një tjetër sulmues, pasi ai është reparti ku durrsakët vuajtën më shumë në gjysmën e parë të sezonit dhe nuk duan ta provojnë këtë dhimbje edhe për pjesën e mbetur të kampionatit.

Vetë trajneri Stavri Nica ka deklaruar shpesh herë në daljet e tij se ekipi ka nevojë për një sulmues "pykë", mesazh të cilin drejtesit e klubit e kanë dëgjuar disa herë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga